U kafshua nga qeni i familjes, i mituri përfundon në spital

Nga A2 CNN
4 Gusht 2025, 08:01 | Bota

U kafshua nga qeni i familjes, i mituri përfundon në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spoleto, në provincën e Perugias në Itali, ku një fëmijë i vogël, pak më shumë se një vjeç, është sulmuar dhe kafshuar në fytyrë nga qeni i familjes.

Vogëlushi është dërguar fillimisht në urgjencën e Spoleto-s për të marrë ndihmën e parë, por për shkak të plagëve të mëdha që ka pësuar, është transportuar me helikopter drejt spitalit të Ternit për trajtim të specializuar.

Fatmirësisht, mjekët kanë deklaruar se fëmija nuk është në rrezik për jetën dhe gjendja e tij konsiderohet e qëndrueshme. Megjithatë, plagët në fytyrë janë të thella dhe kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa prindërit janë në gjendje shoku pas ngjarjes. Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi mbajtjen e kafshëve shtëpiake, veçanërisht qenve, në praninë e fëmijëve të vegjël dhe nevojën për kujdes dhe mbikëqyrje të vazhdueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos