U raportua se u gjet, më pas u mohua, ende mister fati i presidentit Raisi dhe ministrit të jashtëm iranian

Nga A2 CNN
19 Maj 2024, 21:18 | Bota

U raportua se u gjet, më pas u mohua, ende mister fati i presidentit Raisi

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian, ka shumë kontradikta. Së fundmi u raportua se është gjetur helikopteri i rrëzuar i presidentit Ebrahim Raisi.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi median shtetërore të thoshte se helikopteri i Ebrahim Raisit u zbulua nga ekipet e kërkimit dhe shpëtimit. 

Nuk ka dhënë detaje se ku është gjetur, apo nëse janë gjetur ndonjë të mbijetuar. Por pak çaste më vonë, Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit e mohoi lajmin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos