U shkarkua nga Putin, vetëvritet ministri rus i Transportit

Nga A2 CNN
7 Korrik 2025, 16:11 | Bota

Ish-ministri i Transportit i Rusisë, Roman Starovoit, vrau veten të hënën, pasi u shkarkua nga Presidenti Vladimir Putin, thanë autoritetet ruse. Lajmi është raportuar nga faqja e internetit e gazetës “Izvestia”.

Starovoit u gjet i vdekur në makinën e tij me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në Odintsovo pranë Moskës.

Pas 14 muajsh në detyrë, presidenti rus Vladimir Putin e shkarkoi sot nga posti Ministrin e Transportit Roman Starovoit.

Kremlini e njoftoi këtë në kanalin e tij Telegram pa dhënë arsyet e vendimit. Zëvendësministri Andrei Nikitin u emërua ministër i përkohshëm në pritje të miratimit nga Duma dhe u prit nga vetë Putini.

"Shpresoj që ju do të përdorni energjinë, njohuritë dhe aftësitë tuaja organizative për të zgjidhur çështjet më të rëndësishme në këtë fushë", i tha Putin ministrit të ri, duke theksuar se transporti është "një nga fushat kryesore të aktivitetit në vend".

Roman Starovoit, i cili ishte 52 vjeç, u bë Ministër i Transportit në maj 2024. Më parë, ai kishte qenë guvernator i rajonit Kursk për pesë vjet, i cili më pas u pushtua pjesërisht nga trupat ukrainase duke filluar nga gushti i vitit të kaluar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos