Udhëheqësi i Iranit akuzon protestuesit: Po shkatërroni rrugët e vendit tuaj për të kënaqur Trumpin!

Nga A2 CNN
9 Janar 2026, 18:02 | Bota

Udhëheqësi i Iranit akuzon protestuesit: Po shkatërroni

Udhëheqësi suprem i Iranit ka thënë se protestuesit po “shkatërrojnë rrugët e tyre” për të kënaqur Presidentin Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, në një fjalim të shkurtër të transmetuar sot nga televizioni shtetëror, 86-vjeçari Ajatollah Ali Khamenei akuzoi protestuesit se po veprojnë në emër të Presidentit të SHBA-së.

Ai tha se “vandalët dhe protestuesit” po “shkatërronin rrugët e tyre për të bërë të lumtur presidentin e një vendi tjetër”.

Teherani nuk do të toleronte njerëz që veprojnë si "mercenarë për të huajt", paralajmëroi ai, shkruan A2 CNN.

Disa të pranishëm në fjalimin e tij bërtitën "vdekje Amerikës", duke imituar thirrjet "vdekje diktatorit" gjatë protestave.

Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Uashingtoni, megjithëse Trump ka përsëritur premtimin e tij për të sulmuar Iranin nëse vriten protestues. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos