Udhëheqësit europianë hyjnë në Shtëpinë e Bardhë, ndihmësit e Zelenskyt me hartë në dorë

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 18:48 | Bota

Udhëheqësit evropianë kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite, përpara një dite të ngjeshur takimesh me Presidentin Donald Trump të përqendruar te negociatat e paqes për luftën Rusi-Ukrainë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte udhëheqësi i parë që mbërriti në ambientet e Shtëpisë së Bardhë të hënën, i ndjekur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe më pas kryeministri britanik, Keir Starmer. Pas tij mbërriti kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila shtrëngoi duart dhe shkëmbeu disa fjalë me Shefen e Protokollit të Shtëpisë së Bardhë, Monica Crowley.

Presidenti i Finlandës Alexander Stubb ishte i radhës, ndërsa pas tij ishte kancelari gjerman Friedrich Merz dhe i fundit ishte Emmanuel Macron.

Sa i përket Zelenskit ai pritet që t'u bashkohet atyre brenda një ore. Por ndihmësit e ngushtë të Zelensky-t kanë hyrë para Presidentit të Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë. Kamerat i kanë kapur duke mbajtur në duar atë që mund të jetë një hartë.

Zëvendësdrejtori i zyrës së Zelensky-t, Serhiy Palisa, mbante një fletë letre të mbështjellë gjatë rrugës për në Shtëpinë e Bardhë - ndoshta një hartë?

Me të ishin edhe Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Zelensky-t, dhe ish-ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos