Ukraina "mbulohet" nga dronët rus, Blinken: Jemi me Ukrainën, Peniani do përgjigjet për lëvizjet e saj

Nga Erjon Dervishi
13 Nëntor 2024, 11:20 | Bota

Ukraina "mbulohet" nga dronët rus, Blinken: Jemi me

Ukraina ka përjetuar momentet tmerri pas një sulmi tepër të sofistikuar nga ushtria ruse. Sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë Kievin dhe vendet përreth. Një sulm i tillë ka ndodhur për herë të parë në këto 73 ditë. Sakaq dëmet janë duke u vlerësuar, tha një zyrtar i lartë në kryeqytetin ukrainas.

Paralajmërimet për sulm ajror u përhapën që në orët e para të së mërkurës.  Serhii Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, tha se forcat e mbrojtjes shkatërruan disa raketa lundrimi dhe balistike dhe një sërë dronësh. Në të kaluarën, sulme të tilla të kombinuara synonin të mposhtnin mbrojtjen ajrore dhe të shkaktonin dëme maksimale për Ukrainën. Popko njoftoi gjithashtu kufizime të furnizimit me energji elektrike gjatë ditës për bizneset dhe industrinë në Kiev për shkak të bombardimeve ruse dhe deficitit në prodhimin e energjisë.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paralajmëruar Korenë e Veriut për pasojat që do të ketë për sa i përket dërgimit të ushtarëve të saj në Ukrainë. Në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Bruksel të mërkurën, vuri në dukje se SHBA do të vazhdojë të mbështesë NATO-n.

“Ne patëm një diskutim shumë produktiv sot për mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën përballë një agresioni të vazhdueshëm rus. Po ashtu, ky element i shtuar tani i forcave të Koresë së Veriut, të injektuara në betejë dhe në luftime, kërkon dhe do të marrë një përgjigje të prerë. Ne shohim gjithnjë e më shumë pandashmërinë e sigurisë midis këtyre teatrove të ndryshëm – teatrit euroatlantik, teatrit Indo-Paqësor, Lindjes së Mesme – dhe është kritike që të gjejmë mënyra për të punuar gjithnjë e më ngushtë së bashku”, tha Antony Blinken, Sekretari Amerikan i Shtetit.

Blinken pritet të diskutojë në Bruksel se si aleatët e SHBA mund të marrin një mbështetje më të madhe për Ukrainën ku roli i ardhshëm i Uashingtonit është i pasigurt. Blinken më vonë pritet të takohet me ministrin e Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha dhe gjithashtu me komandantin suprem të NATO-s për Evropë, gjeneralin Christopher Cavoli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos