
Ushtria ukrainase pretendon se ka goditur një tjetër depo ruse të naftës gjatë natës.
Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, sulmi ndodhi në rajonin perëndimor rus të Penzës, në depon e Penzanefteprodukt.
Po ashtu njoftohet se pas sulmit ka shpërthyer një zjarr, por ende nuk dihet shkalla e dëmeve, shkruan A2 CNN.
Shtabi i përgjithshëm thotë se goditi gjithashtu një stacion radari në rajonin e pushtuar të Krimesë dhe ushtarë rusë në rajonin e pushtuar të Donetskut dhe rajonin e Belgorodit të Rusisë.
Kjo shënon përpjekjen e fundit të Ukrainës për të dëmtuar infrastrukturën e rafinerisë së naftës të Rusisë, duke goditur industritë që, sipas saj, furnizojnë ushtrinë e Moskës. (A2 Televizion)