Një javë pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu një sulm të madh me dronë ndaj më shumë se 40 avionëve ushtarakë rusë javën e kaluar, Forcat Ajrore ukrainase kanë rrëzuar një avion luftarak rus Sukhoi Su-35.
"Këtë mëngjes, më 7 qershor 2025, si rezultat i një operacioni të suksesshëm të Forcave Ajrore në drejtim të Kurskut, një avion luftarak rus Su-35 u rrëzua", njoftoi ushtria ukrainase në një mesazh në aplikacionin Telegram.
Forcat ruse nuk kanë komentuar ende për këtë çështje, ndërsa Reuters vëren se nuk ishte në gjendje ta konfirmonte në mënyrë të pavarur këtë informacion.
Shërbimi i sigurisë së Ukrainës javën e kaluar dëmtoi dhe shkatërroi bombarduesit strategjikë Tu-95 dhe Tu-22, të cilët Rusia i përdor për të lëshuar raketa me rreze të gjatë veprimi kundër Kievit. (A2 Televizion)