Ultimatumi rus! Kërcënimi për Berlinin: Do vendosim raketat bërthamore

Nga Erjon Dervishi
18 Korrik 2024, 18:25 | Bota

Rusia nuk përjashton mundësinë e vendosjes së raketave bërthamore si një kundërpërgjigje ndaj vendosjes së planifikuar të SHBA-së të armëve konvencionale me rreze të gjatë veprimi në Gjermani. Tonet kërcënuese janë dhënë nga zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov.

“Unë nuk po përjashtoj asnjë opsion. Rusia do të zgjidhte nga një gamë më e gjerë e mundshme opsionesh për të gjetur përgjigjen më efektive ndaj lëvizjes së SHBA-së, duke përfshirë edhe koston”, tha Sergei Ryabkov, Zëvendësministër i Jashtëm i Rusisë.

Zyrtari rus tha se Kaliningradi, pjesa më perëndimore e Rusisë që është e shkëputur nga pjesa tjetër e tokës së saj, “ka tërhequr prej kohësh vëmendjen jo të shëndetshme të kundërshtarëve tanë”.

“Kaliningradi nuk bën përjashtim për sa i përket vendosmërisë sonë 100% për të bërë gjithçka që është e nevojshme për të larguar ata që mund të kenë plane agresive dhe që përpiqen të na provokojnë të ndërmarrim disa hapa që janë të padëshirueshëm për këdo dhe janë të mbushura me komplikime të mëtejshme”, tha Ryabkov.

Raketat që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po mendojnë të vendosin janë armë me bazë tokësore me rreze të mesme veprimi që u ndaluan sipas një traktati SHBA-Sovjetik të vitit 1987. SHBA u largua nga traktati në vitin 2019, duke akuzuar Rusinë për shkelje, diçka që Moska e mohoi.

Sakaq, ushtria ukrainase ka bërë të ditur se ka lënë pozicionet në fshatin që është pjesë e rajonit Donetsk. Ushtria ukrainase pretendon se është lartuar “për të shpëtuar jetën e ushtarëve”. Kjo është raportuar nga zyrtarë të cituar nga mediat e Kievit. Fshati "u shkatërrua plotësisht nga sulmet ruse". Po ashtu, Rusia ka hedhur poshtë përpjekjen e Zelenskyy për një samit paqe ku pjesë e saj të jetë edhe Rusia. Për zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, një ultimatum i tillë është i papranueshëm për Moskën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos