
Foto ilustruese
Një tërmet i fuqishëm nënujor me magnitudë 7.2 ka goditur Filipinet. Lëkundja, e cila zgjati për disa sekonda, ndodhi rreth 26 kilometra lart Burias në jug të arkipelagut, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Ekspertët thanë se nuk pritej që të shkaktohet një cunam, por banorët u këshilluan të ishin në gatishmëri për pasgoditje dhe dëmtime. Deri më tani, si pasojë e këtij tërmeti nuk raportohet për viktima. Ndërkohë, mësohet se po ashtu pasagjerët në një aeroport pranë epiqendrës, u evakuuan në pistë.
Filipinet shtrihen në “Unazën e Zjarrit”, një brez vullkanesh që rrethojnë Oqeanin Paqësor që është i prirur ndaj tërmeteve. (A2 Televizion)