
Një tërmet me magnitudë 6.2 rihter u regjistrua, mëngjesin e sotëm, në Filipine, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), me autoritetet lokale që paralajmërojnë se si pasojë e pasgoditjeve të vazhdueshme ka rrezik për shembje dhe dëmtim të banesave.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë qytetit Calatangan, provinca Batangas, jo shumë larg kryeqytetit Manila. Deri më tani, nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale. Por agjencitë e reagimit ndaj fatkeqësive janë ende në procesimin e vlerësimit të situatës.
Ronald Torres, oficer i ndihmës për fatkeqësitë në Calatangan, tha se tërmeti zgjati nga 30 sekonda në 1 minutë. Është ndjerë veçanërisht në kryeqytet, ku banorët kanë dalë me nxitim nga ndërtesat. (A2 Televizion)