“Unë jam ajo …budallaqja Meloni”, kryeministrja italiane vë me shpatulla pas muri zyrtarin që e ofendoi

Nga A2 CNN
29 Maj 2024, 16:08 | Bota

Puno në vend që të protestosh”. Kjo këshillë nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, drejtuar në distancë presidentit të rajonit të Campania-s, Vincenzo de Luca, kur protestonte shkurtin e kaluar gjatë demonstratave të kryebashkiakëve, bëri që ky i fundit ta quante “budallaqe” shefen e qeverisë.

De Luca e bëri deklaratën e tij, teksa ndodhej në korridoret e Parlamentit italian, por nuk vonoi më shumë se 3 muajt që Meloni t’ia kthente reston.

Ditën e djeshme gjatë prezantimit të projektit të pastrimit dhe rehabilitimit të zonës së degraduar të Caivano-s, në periferi të Napolit, Meloni shkoi për të përshëndetur zyrtarët, mes tyre edhe de Luca, të cilit i tha: “President De Luca, unë jam ajo budallaqja Meloni. Si je?”.

Sikleti i guvernatorit ishte i dukshëm dhe, siç pritej, video e konfrontimit të tyre u bë shpejt virale. (A2 Televizion)

 

A2 CNN Livestream

Latest Videos