
Uragani Melissa mbërriti në tokë pranë New Hope, Xhamajka mesditën e së martës, me erëra që arrinin shpejtësinë 260 kilometër në orë. Ajo është stuhia më e fortë që ka goditur Xhamajkën që kur filluan të mbahen të dhëna, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA-së.
Melissa do të kalojë vertikalisht Xhamajkën në orët e ardhshme, duke shkaktuar erëra shkatërruese dhe shira të rrëmbyeshëm, përpara se të lëvizë drejt bregdetit lindor të Kubës, ku vlerësohet se do të dobësohet gradualisht ndërsa lëviz në verilindje.
Kryqi i Kuq paralajmëroi se deri në 1.5 milion njerëz pritet të preken drejtpërdrejt nga stuhia.
“Uragani Melissa do të shkaktojë dëme katastrofike në Xhamajka”, tha kryeministri Andrew Holness, përpara se stuhia e kategorisë 5 të arrinte në tokë.
???? TV en DIRECTO | El huracán ‘Melissa’, de categoría 5, toca tierra en Jamaica. Así se está viviendo ahora mismo en la Bahía Montego https://t.co/VyClhfFWwR https://t.co/eTuSaZIKHY
— EL PAÍS (@el_pais) October 28, 2025
“Nuk ka infrastrukturë në këtë zonë, apo ndoshta askund në botë, që mund t’i rezistojë një uragani të Kategorisë 5 pa ndonjë dëmtim”, shtoi ai. “Lutem për banorët dhe ne jemi të përgatitur dhe lutemi për më të mirën”, tha ai, duke i inkurajuar xhamajkanët të “qëndrojnë brenda dhe të sigurojnë shtëpitë e tyre”.
“Pas katastrofës, rimëkëmbja do të kërkojë të gjithë ndihmën që mund të marrim. Qëndroni larg dritareve, vishni një helmetë", shtoi ai.
Pasi uragani arriti në tokë, Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara lëshoi një njoftim të ri për xhamajkanët me udhëzime për sigurinë e tyre personale gjatë këtij fenomeni.
Në veçanti, autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që t'u përmbahen në mënyrë strikte masave mbrojtëse dhe të qëndrojnë në strehimore të sigurta derisa stuhia të kalojë plotësisht. (A2 Televizion)
