Ushtari “i jep cigare” virgjëreshës Mari, Izraeli sulmon rëndë Libanin dhe Gazën, vritet djali i kreut të Hamas

Nga Xhevahir Qardaku
7 Maj 2026, 12:28 | Bota

Ushtari “i jep cigare” virgjëreshës Mari, Izraeli sulmon

Një tjetër skandal ka përfshirë ushtrinë e Izraelit. Një fotografi është publikuar në rrjete sociale që tregon një ushtar duke pirë duhan dhe duke i futur një cigare tjetër një statuje të Virgjëreshës Mari.

Reuters arriti të verifikonte vendndodhjen si fshati Debel në Libanin jugor, ku muajin e kaluar një ushtar izraelit u fotografua duke shkatërruar një statujë të Jezusit. Ushtria izraelite tha se po heton incidentin, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë, forcat e Tel Avivit kanë sulmuar për herë të parë pas armëpushimit Libanin. IDF thotë se iu kundërpërgjigj një sulmi të Hezbollahut me raketa dhe dronë. Ushtria izraelite ka bombarduar rëndë edhe Gazën në Palestinë duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur, raporton A2 CNN.

Spitali Al-Shifa në qytetin e Gazës raportoi se djali i udhëheqësit të Hamasit, Khalil al-Hayya, vdiq nga plagët e marra në një sulm izraelit dje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos