Ushtari izraelit “vret Krishtin”, ministri i Jashtëm kërkon falje për përdhosjen e statujës në Liban

Nga A2 CNN
20 Prill 2026, 11:42 | Bota
 

Ushtari izraelit “vret Krishtin”, ministri i Jashtëm

Është ndër imazhet më shokuese të kësaj lufte. Një ushtar i Izraelit është përjetuar në fotografi duke bërë një veprim që ka nxitur shumë polemika: me ndihmën e një çekiçi të rëndë, ushtari shikohet duke goditur statujën e Jezu Krishtit për ta thyer atë.

Ngjarja ka ndodhur Debel të Libanit, gjatë luftës së nisur nga Izraeli pas shpërthimit të konfliktit me Iranin. Ky akt, detyroi ministrin e jashtëm të shtetit hebre që të kërkonte falje publike.

“Dëmtimi i një simboli fetar të krishterë nga duart e një ushtari të Ushtrisë së Mbrojtjes në Libanin jugor është një çështje serioze dhe e turpshme”, thekson Gideon Sa’ar në një postim në rrjete sociale teksa përgëzon IDF për nisjen e një hetimi.

“Jam i bindur se do të merren masat e nevojshme të rrepta kundër kujtdo që kreu këtë akt të dënueshëm. Ky akt i turpshëm është tërësisht në kundërshtim me vlerat tona. Izraeli është një shtet që respekton fetë e ndryshme dhe simbolet e tyre të shenjta, dhe përpiqet të ngulisë vlerat e tolerancës dhe respektit midis ndjekësve të besimeve të ndryshme. Ne kërkojmë ndjesë për këtë incident dhe për çdo dëm të shkaktuar ndaj ndjenjave të të krishterëve”, lexohet në reagimin e ministrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos