Ushtria i ngatërroi, vriten 16 civilë në Nigeri

Nga A2 CNN
13 Janar 2025, 18:49 | Bota

Ushtria i ngatërroi, vriten 16 civilë në Nigeri

Të paktën 16 civilë u vranë në shtetin veriperëndimor të Zamfarës në Nigeri, pas një sulmi ajror të ushtrisë, e cila deklaroi se ngatërroi qytetarët e pafajshëm me bandat kriminale.

Sipas dëshmive të qytetarëve, viktimat ishin pjesë e grupeve lokale që monitoronin sigurinë dhe që mbroheshin nga bandat e armatosura, të njohura për pengmarrjen e civilëve për shpërblim.

Sulmet ajrore kishin si objektiv bandat militante që vepronin në zonat Zurmi dhe Maradun.

Ushtria ka pranuar realizimin e sulmeve ajrore, duke theksuar se operacioni kishte si qëllim dhënien e një goditjeje vendimtare ndaj banditëve që po terrorizonin fshatrat e zonës.

Në vitet e fundit, bandat kriminale, të njohura si "banditë", kanë shkaktuar kaos në Nigeri, duke bastisur fshatra, djegur shtëpi dhe kryer vrasje dhe rrëmbime për shpërblime.

Këto sulme ajrore aksidentale nuk janë të pazakonta, duke përfshirë një tjetër sulm në Krishtlindje në shtetin Sokoto, ku humbën jetën të paktën 10 civilë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos