Ushtria iraniane: Bllokada detare amerikane shkel armëpushimin

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 14:03 | Bota

Ushtria iraniane: Bllokada detare amerikane shkel armëpushimin
Sipas Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya, komandës më të lartë të përbashkët ushtarake të Iranit, bllokada detare e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara ndaj të gjitha porteve iraniane përbën shkelje të armëpushimit.

Në një deklaratë, komandanti i këtij shtabi tha se forcat e armatosura iraniane nuk do të lejojnë që tregtia të vazhdojë përmes Detit të Kuq nëse bllokada detare vazhdon. Ai shtoi gjithashtu se Irani nuk do të lejojë as eksport dhe as import në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit nëse bllokada amerikane vijon.

Komandanti paralajmëroi se, nëse SHBA e mban në fuqi bllokadën detare, kjo do të konsiderohet si një hap që mund të çojë në shkeljen e armëpushimit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos