Ushtria izraelite hedh në erë parlamentin e Gazës

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 21:10 | Bota

Ushtria izraelite hedh në erë parlamentin e Gazës

Ushtria izraelite pasi pushtoi pak ditë më parë godinën e parlamentit në Gaza, e ka shkatërruar atë këtë të mërkurë duke e hedhur në erë.

Pas bombardimeve mbi vendbanimet civile, shkollat dhe spitalet, këtë herë radhën e kishte ndërtesa ku ligjvënësit palestinezë dhe ata të Hamasit vendosnin për politikat e tyre.

Mediat izraelite shpërndanë imazhe të momenteve kur ndërtesa e parlamentit u shkatërrua dhe re të dendura pluhuri ngrihen në ajër, por IDF ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për këtë ngjarje.

Disa ditë më parë forcat izraelitë hynë në Parlamentin e Gazës dhe televizioni shtetëror KAN ndau foto që tregonte ushtarët e brigadës Golani duke ngritur flamurin e tyre në foltoren e sallës së seancave plenare.

Ushtria izraelite hedh në erë parlamentin e Gazës

Zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Palestinë u mbajtën në vitin 2006 dhe u fituan nga Hamasi, ndërsa Mahmoud Abbas kishte fituar zgjedhjet presidenciale të mbajtura në 2005, në të cilat Hamasi nuk mori pjesë.

Hamasi fitoi 76 vende në Parlamentin Palestinez me 132 vende në zgjedhjet e vitit 2006. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos