
Ushtria e Izraelit thotë se ka nisur të godasë infrastrukturën e Hezbollahut në disa zona të Libanit, duke shkelur marrëveshjen e armëpushimit me fqinjët e saj.
“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë filluar të godasin objektet e infrastrukturës terroriste të Hezbollahut në disa zona në Liban,” thuhet në një deklaratë ushtarake.
Kjo vjen pak pasi ushtria raportoi për “disa incidente” gjatë të cilave dronë shpërthyen pranë ushtarëve izraelitë që vepronin në jug të Libanit, përcjell A2CNN.
Sulmet vijnë gjithashtu pas një paralajmërimi të ri izraelit për evakuim për një duzinë fshatrash në jug të Libanit, i lëshuar më herët gjatë ditës. (A2 Televizion)