Ushtria ukrainase shfrytëzon "vampirin" çek në front

Nga A2 CNN
3 Korrik 2024, 14:34 | Bota

Ushtarët ukrainas janë përqendruar prej javësh në frontin e luftës në rajonin e Donjetskut, atje ku thonë se armiku, ushtria ruse, ka shtuar bombardimet e luftimet në terren. 

Sipas ukrainasve, të lodhur nga lufta e gjatë, tani edhe nga vera, rusët kanë intensifikuar sulmet dhe po përpiqen të thyejnë të gjithë linjat e mbrojtjes drejt Kievit dhe këtë duan ta arrijnë nga lindja. 

Kolegët e tij ukrainas, tashmë edhe miq sepse ndajnë ditët prej muajsh bashkë, janë anëtarë të brigadës së 110. Prej ditësh, ata po operojnë në terren me sistemin e shumëfishtë të lëshimit të raketave pranë Pokorvsk, prodhim çek, që njihet edhe si “Vampiri”. Pokrovsk mbetet një nga qytetet kyçe në rajonin lindor të Donjetskut, atje ku forcat ruse po mundohen të thyejnë ukrainasit, në mënyrë që të përhapin dalëngadalë linjat e tyre, duke thyer mbrojtjen e dobët siç Kremlini thotë, për të sulmuar më pas, menjëherë, në disa pika të frontit të luftës. Kështu, siç mendojnë rusët, do ta kenë më të lehtë të thyejnë ushtarët ukrainas, që në mungesë edhe të armatimeve, do ta kenë të vështirë të kundërpërgjigjen.

Ata po ashtu thonë se rusët po përfitojnë nga superioriteti në numër i ushtarëve të tyre, por zotohen se çdo ditë, çdo sulm i tyre, do të marrë përgjigjen e  merituar dhe me një kosto shumë të lartë. 

Komandanti i njësisë së artilerisë së brigadës së 110, 58-vjeçari që të tijtë i drejtohen me nofkën “Tur”, thotë se çdo ditë, vetëm njësia e tij eleminon, duke vrarë apo plagosur, 50 deri në 150 ushtarë rusë. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili vizitoi këtë zonë të luftës pak ditë më parë, dha instruksione dhe kërkoi angazhim më të madh të ushtrisë së tij, pikërisht në frontin në Pokrovsk, që së fundmi ka qenë si Kharkiv, shënjestër e sulmeve ruse.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos