VIDEO| Shkrumbohet jahti “Da Vinci” pranë brigjeve të Ibizës

Nga A2 CNN
13 Gusht 2025, 13:13 | Bota

VIDEO

Momente dramatike u regjistruan pranë ishullit të Ibizës, kur superjahti 28 metra “Da Vinci” u përfshi nga një zjarr i madh dhe u fundos. Pamjet tregojnë flakët që përpijnë anijen, ndërsa një re e dendur tymi gri ngrihej mbi det.

Sipas Shërbimit të Shpëtimit Detar spanjoll, Salvamento Marítimo, shtatë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në gjendje të mirë shëndetësore. Ngjarja ndodhi 7,3 milje në jugperëndim të ishullit Formentera. Në operacion morën pjesë anijet e shpëtimit “Guardamar Concepción Arenal” dhe “Salvamar Naos”, të cilat transportuan edhe zjarrfikësit në vendngjarje, shkruan A2 CNN.

Pavarësisht përpjekjeve të koordinuara, zjarri nuk u shua dot dhe jahti u fundos. Shërbimet vijojnë punën për pastrimin e mbetjeve në zonë. Mediat lokale raportojnë se flakët nisën në dhomën e motorit. Fillimisht duket se zjarri ishte nën kontroll, por gjatë tentativës për ta tërhequr anijen, situata u përkeqësua deri në fundosje.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos