Vizita e Trump/ Blindohet Skocia: helikopterë, gardhe 3 metër të lartë e 6,000 policë, masa sigurie si për Mbretëreshën

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 22:31 | Bota

Vizita e Trump/ Blindohet Skocia: helikopterë, gardhe 3 metër të

Vizita e Donald Trump në Skoci do të kërkojë një operacion sigurie të përmasave të atij që u realizua për mbarëvajtjen e funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, që përfshin angazhimin e 6,000 oficerëve të policisë.

Taksapaguesit e Britanisë së Madhe përballen me një faturë mbi 3 milionë paund për operacionin e sigurisë gjatë qëndrimit të Presidentit të SHBA, në vizitën që nis të premten dhe përfundon të martën e ardhshme, e cila përfshin udhëtime në fushat e golfit që Trump zotëron në Aberdeenshire dhe Ayrshire.

Vizita e Trump/ Blindohet Skocia: helikopterë, gardhe 3 metër të

“Mail” ka zbuluar se rreth 5,000 oficerë të Police Scotland do të zbresin në terren për “Operacionin Roll 2” – emri i koduar për sigurinë gjatë vizitës – dhe 1,000 të tjerë do të dërgohen nga pjesë të tjera të Mbretërisë së Bashkuar përmes marrëveshjeve të ndihmës së ndërsjellë.

Sot, një “unazë çeliku” u ngrit në Trump Turnberry – hoteli luksoz dhe fusha e golfit e zotit Trump në Ayrshire – me gardhe perimetrale 3 metra të larta, teksa kanë nisur edhe mbylljet e rrugëve rreth zonës.

Vizita e Trump/ Blindohet Skocia: helikopterë, gardhe 3 metër të

Tabela të shumta ku shkruhet “Rruga e mbyllur” janë vendosur, si dhe pika kontrolli për “akses të autorizuar” rreth zonës ku ndodhet hoteli. Helikopterë Chinook janë parë gjithashtu në Aeroportin Prestwick dhe të hënën avionë dhe helikopterë ushtarakë amerikanë u grumbulluan katër ditë përpara mbërritjes së Trump.

Shtëpia e Bardhë sakaq konfirmoi se Trump do të vizitojë fushat e tij të golfit dhe synon të takohet me Kryeministrin Sir Keir Starmer gjatë udhëtimit të tij privat.

Vizita e Trump/ Blindohet Skocia: helikopterë, gardhe 3 metër të

Autoriteti i Policisë Skoceze po shpenzon 350,182 paund për marrjen me qira të barrierave dhe gardheve të sigurisë që do të vendosen për vizitën e Trump.

Në një konferencë për media në Glasgow, Zëvendës Shefja e Policisë Emma Bond tha se operacioni do të jetë më i madhi për policinë skoceze që nga funerali i Mbretëreshës Elizabeth II, në vitin 2022. Sakaq, “Mail” mëson se ai do të jetë “në të njëjtën kategori si operacioni “Unicorn” – emri i koduar për ngjarjet që lidhen me funeralin e monarkes së ndjerë".

Vizita e Trump/ Blindohet Skocia: helikopterë, gardhe 3 metër të

Vizitat e mëparshme të Trump në Skoci kanë shkaktuar protesta në qytetet kryesore të vendit. Në vitin 2018, një parashutist arriti të hyjë në zonën e ndaluar të fluturimit mbi fushën e golfit në Turnberry. Trump ndodhej në shkallët e përparme të hotelit kur parashutisti iu afrua dhe u shoqërua menjëherë brenda nga oficerët e armatosur.

Një nga grupet më të zëshme që ka paralajmëruar protesta kundër vizitës së Presidentit amerikan është koalicioni “Stop Trump”, që shkroi në platformën sociale ‘X’ të hënën: “Në çdo rrugë të Britanisë ne e refuzojmë Trumpin dhe politikën e tij të urrejtjes dhe do ta sfidojmë me protesta kudo!”.

Vizita e Trump/ Blindohet Skocia: helikopterë, gardhe 3 metër të

Bond inkurajoi grupet protestuese që të diskutojnë planet e tyre me policinë para vizitës, duke shtuar se “çelësi është që të sigurohet që Presidenti i Shteteve të Bashkuara të vijë, të gëzojë një vizitë të qetë dhe të sigurt në Skoci dhe të garantojmë që Police Scotland të mund të vazhdojë shërbimet për komunitetet në Skoci gjatë kësaj periudhe.”

Policia sakaq pret që të ketë protesta të mëdha anti-Trump në Ayrshire, Aberdeen, Glasgow dhe Edinburg edhe pse Bond tha se nuk ka asnjë indicie që aktualisht ti krijojë asaj “shqetësim specifik” për dhunë.

Vizita e Trump/ Blindohet Skocia: helikopterë, gardhe 3 metër të

“Police Scotland e njeh plotësisht të drejtën e njerëzve për protestë paqësore... Ne duam të sigurojmë që të balancojmë këto të drejta me ndikimin në komunitete dhe sigurinë publike. Do t’i bëja thirrje njerëzve që të qëndrojnë brenda kufijve të protestës paqësore. Të jem shumë e qartë, megjithatë, se sjellja abuzive, kërcënuese, ose çdo aktivitet që synon të prishë ngjarjet apo që paraqet rrezik për sigurinë publike, nuk është protestë legjitime dhe mund të kërkojë ndërhyrje nga policia”, tha Bond, kur u pyet nëse ka një mesazh për ata që mendojnë të bëjnë protesta përçarëse.

Bond tha më tej se policia nuk ka ende detaje të plota për Operacionin “Roll 2” pasi ende nuk dihen me saktësi lëvizjet që do të bëjë Presidenti Trump.

Vizita e Trump/ Blindohet Skocia: helikopterë, gardhe 3 metër të

“Detajet specifike të orarit do të jenë përgjegjësi e Shtëpisë së Bardhë, dhe ne do të përballemi me gjithçka që do të ndodhë. Policia funksionon vazhdimisht në një botë me paqartësi herë pas here”, sqaroi Bond.

Ndërkohë, mbrëmjen e kaluar, Federata e Policisë Skoceze (SPF), që përfaqëson oficerët e zakonshëm, hodhi poshtë garancitë e drejtuesve të lartë se policimi i përditshëm nuk do të ndikohet nga vizita duke e quajtur atë “nonsens absolut” – dhe paralajmëroi se koha e pritjes për përgjigje të policisë mund të dyfishohet.

Vizita e Trump/ Blindohet Skocia: helikopterë, gardhe 3 metër të

“Do të ketë ndikim – nëse tani mund të presësh katër orë që një polic të vijë pas një thirrje, gjatë vizitës kjo do të jetë më shumë se tetë orë”, tha Sekretari i përgjithshëm David Kennedy. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos