Vizita reciproke, Kim Jong Un pret në Phenian ministrin rus

Nga Eno Luarasi
19 Nëntor 2024, 13:42 | Bota

Vizita reciproke, Kim Jong Un pret në Phenian ministrin rus

Lideri koreano-verior Kim Jong Un, raportohet të jetë takuar me ministrin e burimeve njerëzore ruse, Aleksandër Kozlov, siç raporton televizioni shtetërore KRT, në atë që e cilëson sinjalin më të fundit për një marrëdhënie gjithnjë e më të ngushtë mes Phenianit dhe Moskës.

Gjatë takimit, Kim raportohet të ketë thënë se bashkëpunimi në tregti, shkencë dhe teknologji duhet të zgjerohet mes dy vendeve, edhe në fusha të tjera, raporton A2.

Teksa një delegacion i ushtrisë ruse ka mbërritur në Phenian këtë fillim jave, një tjetër delegacioni nga partia e Kim Jong Un është nisur për në Moskë, shkruan A2.

Shkëmbimi mes Phenianit dhe Moskës zyrtare vjen në ditën kur presidenti i Koresë së Jugut shprehu shqetësim në samitin e G20 në Rio, duke bërë thirrje që ky bashkëpunim mes veriut dhe Rusisë, duhet të marrë fund, sidomos bashkëpunimi ushtarak, që Yun Suk Yeol, e quajti të paligjshëm.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos