Von der Leyen dhe liderët evropianë sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2025, 09:00 | Bota

Von der Leyen dhe liderët evropianë sot në një

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrë pjesë sot në një telefonatë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si dhe disa udhëheqës të Bashkimit Evropian. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënëse e Komisionit Evropian dhe vjen në një moment kyç për përpjekjet diplomatike lidhur me luftën në Ukrainë.

Telefonata zhvillohet në prag të takimit të planifikuar mes Zelenskyt dhe Trumpit në Mar-a-Lago, Florida. Presidenti ukrainas ka njoftuar se do të takohet nesër me Trump për të vazhduar negociatat mbi një marrëveshje të mundshme me Rusinë. Bisedimet bazohen në raundin e fundit të negociatave SHBA–Ukrainë, nga të cilat ka dalë një plan me 20 pika.

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur optimizëm për arritjen e një zgjidhjeje paqësore. Në një intervistë për Neë York Post, ai tha se ekziston një shans i mirë për t’i dhënë fund konfliktit, duke e cilësuar luftën në Ukrainë si më të vështirën që ka tentuar të zgjidhë. Sipas Trumpit, si Ukraina ashtu edhe Rusia janë të interesuara për përfundimin e luftës, edhe pse jo gjithmonë në të njëjtën kohë.

Sipas agjendës zyrtare të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, takimi Trump–Zelensky do të mbahet nesër në orën 3:00 pasdite ose 21:00 sipas orës tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos