
Një aksident rrugor ‘zinxhir’ ka ndodhur në Japoni këtë të premte, ku janë përfshirë disa automjete.
Sipas mediave të huaja bëhet me dije se 50 makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Po ashtu mësohet se një person ka humbur jetën dhe të paktën 26 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën Kanetsu. Nga videot e shpërndara në rrjete sociale, shihet se nga përplasja e fortë disa automjetet kanë shpërthyer në flake, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë ekipet e emergjencës dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.
JUST IN: Over 50 vehicles involved in major crash on Japan’s Kanetsu Expressway in Minakami, Gunma Prefecture, at least 1 killed and 26 injured https://t.co/shdXoYrLWM pic.twitter.com/fB8qlP9jin (A2 Televizion)
— Rapid Report (@RapidReport2025) December 26, 2025