Von der Leyen kundër planit të Izraelit për vendbanimet në Bregun Perëndimor

Nga A2 CNN
21 Gusht 2026, 23:00 | Bota

Von der Leyen kundër planit të Izraelit për vendbanimet në

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dënuar planin e qeverisë izraelite për hapjen e tenderëve për ndërtimin e njësive të reja të banimit në kuadër të projektit kontrovers “E1”, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, von der Leyen e cilësoi vendimin e Izraelit si “të papranueshëm”, duke theksuar se Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar prej kohësh këtë projekt.

“Vendimi i qeverisë izraelite për të nisur një thirrje për tenderë për ndërtimin e njësive të banimit në kuadër të projektit E1 është i papranueshëm. Ne e kemi kundërshtuar prej kohësh këtë hap”, deklaroi von der Leyen, shkruan A2CNN.

Reagimi i saj vjen pas një deklarate të përbashkët të Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Italisë, të cilat dënuan zgjerimin e projekteve të vendbanimeve izraelite në territorin e pushtuar.

Projekti E1 ka qenë prej vitesh në qendër të kundërshtimeve ndërkombëtare, për shkak të ndikimit që mund të ketë në territorin e Bregut Perëndimor dhe në perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos