Operacion në Korçë, arrestohet një person, sekuestrohen kokainë, armë dhe fishekë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2026, 21:07 | Kronikë

Operacion në Korçë, arrestohet një person, sekuestrohen

Një person është arrestuar në Korçë gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Policia për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar doza kokaine, një shumë parash, armë të ftohta dhe fishekë, shkruan A2CNN. 

Sipas autoriteteve, kontrollet janë pjesë e një operacioni për evidentimin dhe goditjen e personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos