Vrasja e turistit, lihen në burg autori dhe 5 persona të tjerë

Nga A2 CNN
21 Gusht 2026, 23:11 | Kronikë

Pas një seance që zgjati afro 10 orë, Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për 11 të arrestuarit për vrasjen e turistit portugez në Ksamil.

Për autorin, Sokrat Vata, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. E njëjta masë është vendosur edhe për dy shtetasit turq që ndihmuan autorin të largohej.

Për Ildi Cekanin, Serxhi Selimin dhe Ervis Buncin, kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe të përfshirë në sherr, është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” për një afat 45-ditor.

Ndërkohë, për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabinën dhe Kristo Koshon është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur”.

Mësohet se autori i ngjarjes së rëndë, Sokrat Vata, u ka kërkuar ndjesë familjarëve të viktimës dhe ka shprehur pendesë për ngjarjen e ndodhur.

Sipas Vatës, sherri nisi për shkak të zhurmës së turistëve francezë në lokal, ndërsa ai pretendon se ata ishin të parët që e kishin sulmuar fizikisht.

Krimi që i mori jetën të riut portugez ndodhi në orët e para të datës 18 gusht, në një lokal nate në Ksamil. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos