Arrati nga burgu i Reçit, i dënuari për "vjedhje me dhunë" mori leje, s'u kthye më

Nga A2 CNN
21 Gusht 2026, 19:14 | Kronikë

Një i dënuar në burgun e Recit në Shkodër është shpallur në kërkim, pasi nuk u kthye në qeli pas përfundimit të një lejeje shpërblyese. Burime zyrtare të burgjeve bënë me dije se i dënuari Petrit Ndoci i përfundonte leja 7 ditore në orën 12:30 të datës 21 gusht.

Por edhe pse ka kaluar ky afat i dënuari nuk është shfaqur. Pasi është konstatuar mungesa e tij, autoritetet e burgut janë vënë në kontakt me familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se i dënuari ishte larguar nga banesa gjatë orëve të mëngjesit, shkruan A2CNN. 

Pas këtij momenti është njoftuar policia e shtetit, ndërsa vijojnë veprimet për lokalizimin dhe kapjene tij. Në burgun e Recit Ndoci kishte për të kryer edhe gati 2 vite nga një dënim për “vjedhje me dhunë” dhe “armëmbajtje pa leje”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos