Vrasja e 15 punonjësve të OKB, ushtria izraelite ‘pranon’ gabimin, IDF: Nuk kishin uniforma, eliminuam edhe xhihadistë

Nga A2 CNN
6 Prill 2025, 14:04 | Bota

Hije të forta dyshimi kanë mbuluar vdekjen tragjike të 15 punonjësve të OKB të Gjysmë hënës së Kuqe palestineze, të shkaktuar nga ushtria izraelite.

Ushtria izraelite ka dhënë detaje të reja që ndryshojnë nga ato fillestare për vrasjen e 15 punonjësve të urgjencës pranë qytetit jugor të Gazës, Rafah, muajin e kaluar, por megjithatë shtuan se hetuesit ishin ende duke shqyrtuar provat.

Ushtria izraelite fillimisht tha se ushtarët kishin hapur zjarr ndaj automjeteve që iu afruan pozicionit të tyre "në mënyrë të dyshimtë" në errësirë pa drita ose shenja. Ai tha se ata vranë nëntë militantë nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik, të cilët po udhëtonin me automjetet e Gjysmëhënës së Kuqe palestineze.

Por videoja e gjetur nga celulari i njërit prej të vdekurve dhe e publikuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tregonte punonjësit e urgjencës me uniformat e tyre ku evidentoheshin qartë shenjat e ambulancës dhe kamionët e zjarrfikësve, me dritat e tyre ndezur.

I vetmi i mbijetuar i incidentit, ndihmësi palestinez i Gjysmëhënës së Kuqe, Munther Abed, tha gjithashtu se kishte parë ushtarë që hapnin zjarr ndaj automjeteve të reagimit të Urgjencës që sipas tij, kishin shenja dalluese të mjaftueshme.

Një zyrtar ushtarak izraelit tha se hetuesit po shqyrtonin videon dhe përfundimet pritej t'u paraqiteshin komandantëve të ushtrisë.

Mediat izraelite të informuara nga ushtria raportuan se trupat kishin identifikuar të paktën gjashtë nga 15 të vdekurit si anëtarë të grupeve militante. Megjithatë, zyrtari nuk pranoi të jepte ndonjë provë apo detaj se si janë bërë identifikimet, duke thënë se ai nuk dëshiron të ndajë informacione të klasifikuara. OKB-ja dhe Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze kanë kërkuar një hetim të pavarur për vrasjen e mjekëve ndihmës.

Zyrtarët e Gjysmëhënës së Kuqe dhe të OKB-së kanë thënë se 17 paramedik dhe punonjës të urgjencës nga Gjysmëhëna e Kuqe, shërbimi i Emergjencave Civile dhe OKB-ja ishin dërguar për t'iu përgjigjur raporteve për lëndime nga sulmet ajrore izraelite.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos