Xhamajka nën kthetrën e uraganit më të fortë në histori, regjistrohen viktimat e para

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 09:00 | Bota

Xhamajka nën kthetrën e uraganit më të fortë në

Uragani “Melissa”, i përshkruar si më i fuqishmi që ka prekur ndonjëherë Xhamajkën, tashmë ka goditur vendin e Karaibeve me erëra deri në 280 kilometra në orë dhe rrezik për përmbytje masive e rrëshqitje toke.

Sipas të dhënave të fundit, shtatë persona kanë humbur jetën deri më tani, tre në Xhamajkë, tre në Haiti dhe një në Republikën Dominikane si pasojë e kësaj stuhie të fuqishme.

Viktimat në Xhamajkë raportohet se u përfshinë në aksidente gjatë përgatitjeve për stuhinë, teksa përpiqeshin të siguroni banesat e tyre.

Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara ka paralajmëruar se “Melissa” është një uragan potencialisht vdekjeprurës, me pasoja që mund të krahasohen me ato të Maria-s në 2017 dhe Katrinës në 2005.

Kryeministri i Xhamajkës, Andreë Holness, ka bërë thirrje urgjente për evakuim në zonat më të rrezikuara, veçanërisht në pjesën perëndimore të vendit:

Autoritetet kanë vendosur kufizime të plota të lëvizjes dhe kanë hapur qendra emergjence për strehimin e banorëve. Ekipet e shpëtimit janë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme, ndërsa situata pritet të përkeqësohet orët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos