Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha gazetarëve në një konferencë për shtyp se linjat evropiane të prodhimit të armëve duhet të punojnë me kapacitet të plotë.
Sipas mediave të huaja, duke folur përkrah Emmanuel Macron teksa ishte në Paris, ai thotë se diskutoi presionin ndaj Rusisë gjatë një telefonate me Trump.
Zelensku tha gjithashtu se të gjithë pajtohen se Rusia po e refuzon iniciativën e paqes, përcjell A2 CNN.
Ai thotë se një ushtri e fortë ukrainase është thelbësore për çdo garanci sigurie pas luftës.
Sipas Zelenskyt, forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës po diskutohet gjithashtu si pjesë e garancive të sigurisë. (A2 Televizion)