Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden nisi një vizitë në Francë me rastin e 80-vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Normandi.
Lideri amerikan pritet të takohet me krerët e shtetit si dhe me presidentin ukrainas, Zelensky, me të cilët pritet të theksojë edhe njëherë nevojën për një aleancë të fortë transatlantike përballë agresionit rus në Ukrainë.
Gjatë udhëtimit për në Francë, këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan zbuloi se Biden do të mbajë një fjalim të premten në Normandi për luftën ekzistenciale midis diktaturës dhe lirisë.
Presidenti Biden do të marrë pjesë gjithashtu në një pritje shtetërore të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Presidentët amerikanë rregullisht marrin pjesë në ceremonitë që shënojnë këtë ngjarje. (A2 Televizion)