
Fansat janë të tronditur dhe të pikëlluar nga vdekja e aktores Hayden Panettiere. Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialin “Heroes” dhe në serialin “Nashville”, u gjet pa ndjenja të dielën, në një banesë në Karolinën e Jugut, ku sipas zyrës së mjekut ligjor të kontesë Greenville, ajo po qëndronte përkohësisht.
Autoritetet thanë se shërbimet e emergjencës iu përgjigjën një telefonate për një rast të raportuar të arrestit kardiak.
Ekipet e para të ndërhyrjes kryen reanimim kardiopulmonar dhe ndërmorën masa të tjera, por pa sukses.
Aktorja 36-vjeçare u shpall e vdekur rreth gjysmë ore pas telefonatës për emergjencën. Panettiere publikoi një autobiografi në fillim të këtij viti, ku rrëfeu për fëmijërinë e saj si yll televiziv, si dhe për përballjen me depresionin pas lindjes, varësinë, rikuperimin dhe dhunën në familje. Sinqeriteti i saj për këto tema ishte një nga gjërat që fansat e vlerësuan më shumë tek ajo. (A2 Televizion)