Zbulohet në Portugali laboratori më i madh i kokainës në Evropë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2024, 19:37 | Bota

Zbulohet në Portugali laboratori më i madh i kokainës në

Policia portugeze ka zbuluar një laborator të madh të përpunimit të kokainës brenda të cilit u gjetën rreth 1.500 kilogramëve lëndë narkotike, të një cilësie të lartë.

Policia portugeze deklaron se ky ishte laboratori më i madh i këtij lloji që ishte zbuluar në vend dhe një nga më të mëdhenjtë në Evropë. Operacioni kishte në shënjestër një grup kriminal, përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës në Evropë.

Hetimi filloi pas sekuestrimit të një ton kokainë e fshehur në një kontejner transporti nga Kolumbia që mbante rreth 20 tonë banane.

Përveç kokainës, policia sekuestroi, armë zjarri, para dhe automjete. E përditshmja portugeze ‘Diario de Noticias’ raportoi se magazina ndodhej në rajonin Oeste, rreth 50 kilometra nga Lisbona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos