
Administrata e Donald Trump publikoi të premten planin më të fundit për ndërtimin e një harku triumfi me lartësi afro 76 metra të lartë, që pritet të vendoset në njërin skaj të Arlington Memorial Bridge pranë lumit Potomac. Projekti konsiderohet si hapi më i fundit i presidentit për të lënë një gjurmë të përhershme në Washington, raporton A2CNN.
Projekt-propozimi është dorëzuar në organin federal që shqyrton projektet arkitekturore, i cili pritet ta diskutojë atë në mbledhjen e javës së ardhshme.
Presidenti ka propozuar që harku të ndërtohet në një rrethrrotullim në Uashington, pranë kufirit me Virginia, përballë Lincoln Memorial. Sipas tij, monumenti do të shërbejë për të festuar 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe për të përforcuar trashëgiminë e tij si president.
Pamjet e publikuara tregojnë një hark mbi të cilin qëndrojnë anash dy shqiponja dhe një engjëll në pjesën qendrore, i cili i përngjan disi Harkut të Triumfit në Francë.
Në njërën anë të harkut janë vendosur fjalët “One Nation Under God (Një Komb nën Zotin)”, ndërsa në anën tjetër “Liberty and Justice for All” (Liri dhe drejtësi për të gjithë), që janë edhe të vetmet mbishkrime të parashikuara në dizajn.
Sipas dokumenteve, projekti është hartuar nga Harrison Design, një kompani arkitekturore me zyrë në Uashington.
(A2 Televizion)