Gjatë konferencës për shtyp me kancelarin gjerman që përfundoi pak më parë, Presidenti Volodymyr Zelensky, i bëri thirrje SHBA-së të rrisë sanksionet ndaj Rusisë.
"E kuptoj që industria në Rusi po i ndjen vërtet këto sanksione dhe ushtria do t'i ndiejë ato vitin e ardhshëm, nga qershori/korriku. Kjo është mirë", tha ai, shkruan A2 CNN.
Por Zelensky tha më tej se nevojiteshin "sanksione të forta nga SHBA-ja".
"Rusia nuk është e gatshme të flasë për një armëpushim, kështu që Kongresi Amerikan duhet të miratojë sanksione. Kur kjo të ndodhë, lufta do të përfundojë më shpejt. Do të ketë një boshllëk të vërtetë në ushtrinë e Rusisë", shtoi ai, shkruan A2 CNN.
Komentet vijnë ndërsa Donald Trump synon sanksione kundër Moskës, ndërsa ai bëhet gjithnjë e më i frustruar me sulmet e vazhdueshme të Vladimir Putinit ndaj Ukrainës dhe ritmin e ngadaltë të bisedimeve të paqes. (A2 Televizion)