Presidenti Zelensky: Rusia propozoi Bjellorusinë si vend për bisedime paqeje

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 11:30 | Bota

Presidenti Zelensky: Rusia propozoi Bjellorusinë si vend për bisedime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se Rusia ofroi që të jetë Bjellorusia vendi ku të mbahen bisedimet e paqes, udhëheqësi i së cilës është një aleat kyç i Vladimir Putinit, një propozim që ai e quajti të pamundur.

Sipas mediave të huaja, Presidenti ukrainas tha në vend të kësaj se vendet më realiste për bisedime janë Turqia, Zvicra ose Vatikani, duke përsëritur të njëjtin sugjerim të Donald Trump që është hedhur poshtë nga Rusia.

Bisedimet e para të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës u mbajtën në qytetin turk të Stambollit më 16 maj, pasi negociatorët amerikanë patën bisedime të ndara me zyrtarë rusë dhe ukrainas në kryeqytetin saudit të Riadit në muajin mars, shkruan A2 CNN.

Propozimi i Trump për Vatikanin mbështetet gjithashtu nga Papa Leo XIV, por tre burime të larta ruse i thanë Reuters se Moska nuk e sheh Vatikanin si një vend serioz për bisedime paqeje me Ukrainën, sepse është selia e katolicizmit dhe është e rrethuar nga Italia, një anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Bjellorusia, një ish-republikë sovjetike, është sunduar që nga viti 1994 nga Alexander Lukashenko, i cili shpesh quhet diktatori i fundit i Evropës dhe është një aleat i fortë i Vladimir Putinit, shkruan A2 CNN.

Bjellorusia lejoi që territori i saj të përdoret nga ushtria ruse për të nisur sulme në Ukrainën veriore, si pjesë e pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë në vitin 2022. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos