Zelensky kërkon shtyrje të bisedimeve për paqe në Ukrainë: Aktualisht, ka një tjetër luftë në Lindjen e Mesme

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 11:11 | Bota

Zelensky kërkon shtyrje të bisedimeve për paqe në

Lufta në Ukrainë është lufta më e madhe dhe më e përgjakshme që Europa ka parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Humbjet dhe plagosjet nga të dyja palët konsiderohen në rreth 2 milionë, por shifrat variojnë dhe mund të jenë edhe më të larta. Sidoqoftë presidenti Trump ka bërë takime me të dyja palët në konflikt dhe ka dhënë ultimatumin që lufta 4-vjeçare duhet të përfundojë deri në qershor, shkruan A2 CNN.

Megjithatë duket se presidenti Zelensky dëshiron që bisedimet për paqe të shtyhen dhe gjithashtu vendi i raundit të ardhshëm të takimeve të ri-alokohet.

Ukraina ka biseduar me Shtetet e Bashkuara për mundësinë e ndryshimit të vendit dhe shtyrjes së raundit të ardhshëm të bisedimeve trepalëshe me Rusinë për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, tha presidenti Volodymyr Zelensky.

“Takimi i ardhshëm trepalësh Ukrainë–SHBA–Rusi ishte planifikuar për periudhën nga 5 deri më 9 mars, në varësi të zhvillimeve në botë. Aktualisht, ka një tjetër luftë në Lindjen e Mesme,” tha ai në X.

Lufta në Ukrainë ka marrë shumë jetë dhe me kërkesën për shtyrje nga presidenti Zelensky, numri i viktimave vetëm shtohet dhe rrezikohet që territori ukrainas të reduktohet në rast të një ofensive më të përforcuar të ushtrisë ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos