
Italia po planifikon të dërgojë ndihmë për mbrojtjen ajrore në vendet e Gjirit përballë sulmeve ajrore iraniane, tha të enjten kryeministrja Giorgia Meloni.
“Ashtu si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, edhe Italia synon të dërgojë ndihmë për vendet e Gjirit, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe në mënyrë specifike të mbrojtjes ajrore,” tha Meloni për stacionin radiofonik RTL 102.5.
“Kjo jo vetëm sepse janë vende mike, por mbi të gjitha sepse dhjetëra mijëra italianë jetojnë në rajon dhe rreth 2,000 trupa italiane janë të dislokuara atje, njerëz që ne duam dhe duhet t’i mbrojmë,” shtoi ajo.
(A2 Televizion)