
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në X se ai dhe ekipi i tij kanë mbërritur në Serbi për një mision.
"Bisedime të rëndësishme janë planifikuar sot dhe nesër me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Duterte Macut", saktësoi ai.
“Do të diskutojmë zgjerimin e lidhjeve ekonomike midis vendeve tona, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, fusha të tjera që mund t'u sjellin dobi kombeve tona dhe çështje të sigurisë”, deklaroi presidenti ukrainas.
Sipas tij Ukraina është gjithmonë e gatshme të punojë në mënyrë konstruktive, për përfitim të ndërsjellë dhe mbi bazën e respektit të ndërsjellë. (A2 Televizion)