
Një 82-vjeçare është përplasur nga një automjet në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës.
Mendohet se këmbësorja ka qenë duke kaluar rrugën nga një anë në anën tjetër kur është përplasur nga automjeti, ndërsa drejtuesi i mjetit e ka transportuar vet drejt spitalit rajonal të Korçës.
Mjekët bëjnë me dije se e moshuara ka marrë lëndime serioze por është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit. (A2 Televizion)