Apartamentet me qira afatshkurtra për turistët apo pushuesit vendas është shndërruar në një aktivitet fitimprurës për mjaft familje. Madje në tiranë dhe në qytetet bregdetare gjen pak pallate ku nuk ka ambiente të tilla diku me kasa të posaçme për çelësat e diku vetë pronarët që kujdesen.
Megjithatë në Vlorë është shënuar edhe konflikti I parë për shkak të konkurrencës. Ky është momenti kur një 33-vjeçar afrohet e ngjit shkallët e ndërtesës me qëllim jo për të pritur turistë, por për ti vënë zjarrin shtëpisë së komshiut. Shkak? Konkurrenca.
Brenda pak minutash largohet ndërsa flakët ndezin derën e banesës. Autori ikën me skuter dhe me kokore për ti shpëtuar identifikimit.
Brenda ambientit ndodheshin dy persona vëlla e motër duke i vënë në rrezik të madh. Ndërsa ngjarja u regjistrua në orën 2:30 të mëngjesit në lagjen Lef Sallata. Pas verifikimit të pamjeve dhe të situatës policia thotë se ka ndaluar shtetasin Barend Hoxhaj me akuzën e shkatërrimit të pronës me zjarr.
Si rezultat policia thotë se u regjistruan dëme të mëdha por fatmirësisht pa dëme në njerëz. (A2 Televizion)