80 emigrantë të vdekur në Ceuta, autoritetet spanjolle nisin procesin e identifikimit

Nga A2 CNN
7 Gusht 2026, 14:59 | Bota

80 emigrantë të vdekur në Ceuta, autoritetet spanjolle nisin

Autoritetet spanjolle kanë nisur procesin e identifikimit të trupave të rreth 80 emigrantëve që humbën jetën pas një fluksi masiv drejt enklavës spanjolle të Ceutës.

Policia dhe shërbimet mjeko-ligjore kanë shtuar personelin për të përballuar procesin e identifikimit, ndërsa familjet e personave të zhdukur presin informacion për fatin e të afërmve të tyre.

Sipas autoriteteve, për trupat që ende nuk janë identifikuar po mblidhen gjurmë gishtash dhe mostra ADN-je, me qëllim përcaktimin e identitetit të viktimave. Deri tani, vetëm disa prej tyre janë identifikuar përmes të dhënave në dispozicion, shkruan A2CNN. 

Ekipi mjeko-ligjor në Ceuta ka raportuar vështirësi për shkak të numrit të lartë të viktimave, ndërsa është kërkuar ndihmë shtesë nga autoritetet në territorin spanjoll.

Sipas ekspertëve, shumë prej viktimave dyshohet se kanë humbur jetën nga mbytja, pasi trupat janë gjetur pas përpjekjeve për të kaluar kufirin drejt Evropës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos