Nga farmacia te telajo, Irena Sota gjen "ilaçin" te ngjyra që ofron natyra

Nga Luela Myftari
7 Gusht 2026, 19:48 | Kulturë

Nga profesioni i farmacistes, tek piktura. Kjo është historia e Irena Sotës e cila këtë verë çel ekspozitën e saj të parë në Galerinë e Arteve, në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Vlorë. 

Këmisha e bardhë e farmacistes nuk e ka penguar të ëndërrojë, mes tablove, telajove që guxon t’i mbushë me ngjyra përtej ngjyrës së pastërtisë, të vetmes që kërkon puna si farmaciste. Pas dy vjetësh ëndrra e Irena Sotës për të ekspozuar si një artiste vizuale është realizuar. Ekspozita u hap në Pallatin e Kulturës “Labëria” dhe kryefjalë e saj është natyra. 

Ajo preferon më tepër teknikën me bojëra akrilike, që shpalosin më tepër ngjyrat. 

Ekspozita sipas saj ka edhe një mision tjetër t’u rrëfejë grave dhe vajzave të ndjekin ëndrrat e tyre, të mos kornizohen vetëm te profesioni i tyre, por të jenë të lira jo vetëm të ëndërrojnë, por edhe të përpiqen t’i realizojnë dëshirat e tyre.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos