Pas gati 30 vitesh në arrati, Sokol Hoxha, i dënuar për vrasje, u është dorëzuar autoriteteve shqiptare.
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas ekstradimit nga SHBA të Sokol Hoxhës, i cili u identifikua pas gati tri dekadash fshehje të identitetit. Hoxha ishte dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri në vitin 2000 dhe për një tjetër vrasje në Belgjikë në vitin 2010, është identifikuar pas gati tri dekadash fshehje të identitetit.
Sipas ambasadës, Hoxha i është shmangur autoriteteve duke përdorur një identitet të rremë, duke siguruar status ligjor në një vend tjetër europian dhe më pas qëndrim të përhershëm të ligjshëm në SHBA, sërish nën një emër të rremë.

Identifikimi i tij u bë i mundur falë punës së Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Në operacion u bashkëpunua me Shërbimin e Marshallëve të SHBA-së, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit Shqiptar.
Ambasada thekson se ky rast tregon që SHBA-ja nuk do të shërbejë si strehë për persona që keqpërdorin sistemin e emigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për krime të rënda të kryera jashtë vendit.
Postimi i ambasadës amerikane:
Ambasada amerikane në Tiranë: Sokol Hoxha mendoi se mund t’i shpëtonte së kaluarës së tij. I dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë në Shqipëri (2000) dhe për një vrasje tjetër në Belgjikë (2010), Hoxha kaloi dekada duke iu shmangur autoriteteve të zbatimit të ligjit - duke përdorur një identitet të rremë, duke siguruar status ligjor në një tjetër vend europian dhe, përfundimisht, duke përfituar qëndrim të përhershëm të ligjshëm në Shtetet e Bashkuara nën një emër të rremë.
Kjo ndryshoi falë punës së palodhur të Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë. Duke bashkëpunuar me Shërbimin e Marshallëve në SHBA, ICE, Departamentin e Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit Shqiptar, DSS luajti një rol kyç në identifikimin e saktë të Hoxhës - duke zbuluar një periudhë gati 30-vjeçare fshehjeje të identitetit të tij.
Ky rast është një kujtesë e fuqishme: Shtetet e Bashkuara nuk do të shërbejnë si strehë e sigurt për ata që keqpërdorin sistemin tonë të imigracionit për t’iu shmangur përgjegjësisë për krime të dhunshme të kryera jashtë vendit. DSS është krenare që qëndron përkrah partnerëve tanë vendas dhe ndërkombëtarë në këtë mision. (A2 Televizion)