Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake në samitin e NATO-s

Nga A2 CNN
25 Qershor 2025, 19:25 | Bota

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake në

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër look. Në samitin e NATO-s në Hagë, Zelensky veshi një xhaketë dhe këmishë të zezë në stilin e kostumit, por pa kravatë, ndërsa takoi udhëheqësit e NATO-s, përfshirë Donald Trump.

Zelensky ka shmangur kostumet, këmishat me kopsa dhe kravatat që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të vendit të tij në vitin 2022.

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake në

Ai thotë se kjo është një shfaqje solidariteti me ushtarët që luftojnë ushtrinë ruse në vijën e frontit të luftës.

Ndryshimi i gardërobës për Zelenskyn erdhi pas një takimi në Zyrën Ovale me presidnetin Trump në shkurt, i cili u shndërrua në një përlpasjel të ashpër. Një gazetar e kritikoi atë që nuk veshi kostum në Shtëpinë e Bardhë, për të cilin Zelensky tha se do të vishte kostume zyrtare sapo të mbaronte lufta në Ukrainë.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos