Zelensky nxjerr të dhëna të reja për sulmin rus në Sumy: 3 fëmijë në gjendje kritike për jetën!

Nga A2 CNN
14 Prill 2025, 15:43 | Bota

Zelensky nxjerr të dhëna të reja për sulmin rus në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka dhënë një përditësim të informacionit për të plagosurit në sulmet me raketa ruse në qytetin Sumy dje.

Sipas mediave të huaja, Presidenti ukrainas thotë se 38 persona janë ende duke marrë trajtim mjekësor, përfshirë nëntë fëmijë.

Njëmbëdhjetë persona, përfshirë tre fëmijë, janë në gjendje kritike, thotë lideri ukrainas në një deklaratë të gjatë në rrjetin social ‘X’, shkruan A2 CNN.

Zelensky thotë se 34 persona vdiqën nga sulmi, ndërsa 119 të tjerë u plagosën. Përveç sulmit rus në Odesa gjatë natës, Zelenskyy thotë se Moska goditi gjithashtu Slovyansk, Uman, Kharkiv, Beryslav dhe qytete dhe fshatra të tjerë.

"Të gjitha vendet e dëmtuara janë civile: ndërtesa banimi, dyqane, një stacion shërbimi makinash," thotë Zelenskyy.

Ai shton: “Vetëm presioni i vërtetë ndaj Rusisë mund ta ndalojë këtë. Duhen sanksione të prekshme kundër sektorëve që financojnë makinën vrasëse të Rusisë, tha ai më tej.

"Ata që sollën luftën duhet të ndalen dhe të mbahen përgjegjës për atë që kanë bërë; kjo është gjëja e vetme e drejtë", përfundoi Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos