Zelensky përshëndet rekomandimin e KE për hapjen e negociatave: Ukraina pjesë e familjes europiane

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 16:52 | Bota

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përshëndeti rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në dhjetor.

“Vendi ynë duhet të jetë pjesë e familjes së BE-së”, nënvizoi ai duke përmendur faktin se ka kryer reforma edhe në kohë lufte.

“Sot, historia e Ukrainës dhe e gjithë Europës ka ndërmarrë hapin e duhur. Komisioni Europian ka rekomanduar fillimin e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën. Ky është një hap shumë pozitiv. Pavarësisht të gjitha vështirësive, ne po ecim përpara. Tashmë në dhjetor presim një vendim politik nga Këshilli Europian. Ukrainasit kanë qenë dhe mbeten gjithmonë pjesë e familjes sonë të përbashkët europiane.

Vendi ynë duhet të jetë në Bashkimin Europian. Ukrainasit e meritojnë atë si për mbrojtjen e vlerave europiane, ashtu edhe për faktin se edhe në kohë lufte në shkallë të gjerë, ne e mbajmë fjalën dhe zhvillojmë institucionet shtetërore. Janë duke u miratuar të gjitha vendimet e nevojshme”, tha mes të tjerash Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos