Blinken kundër pushtimit Izraelit, G7 kërkon pauza humanitare dhe jo armëpushim në Gaza

Nga Xhevahir Qardaku
8 Nëntor 2023, 13:40 | Bota

Blinken kundër pushtimit Izraelit, G7 kërkon pauza humanitare dhe jo

Vendet e G7-s kërkojnë pauza humanitare dhe jo armëpushim në luftën mes Izraelit dhe militantëve të Hamas në Rripin e Gazës.

Përmes një deklarate të përbashkët pas takimit në Japoni, ministrat e Jashtëm të 7 ekonomive më të mëdha të botës theksuan të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur vetën në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

“Mbështesim pauzat dhe korridorët humanitarë për të lehtësuar lëvizjen e civilëve dhe lirimin e pengjeve”, shkruhet në deklaratë.

Shtëpia e Bardhë pranoi se janë vrarë mijëra palestinezë. Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë me forcë ripushimin e Gazës nga ana e Izraelit. Qëndrimin e shprehu fillimisht nga Departamenti i Shtetit, e konfirmoi edhe sekretari Antony Blinken pas takimit të G7-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos